Çerekfinalet e “Play-Off të Kategorisë. Luzi-Sopoti dhe Oriku-Tomori, çiftet gjysmëfinale. Tërbuni dhe Veleçiku, mbyllin garën

Ditën e djeshme kan përfunduar katër sfidat çerekfinale të “Play-Off” për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Ekipet që shkojnë drejt gjysmëfinales dhe garojnë për tu ngjitur janë Luzi,Sopoti,Oriku dhe Tomori.

Luzi ka arritur të mar një fitore me rezultatin e pastër 2-0 në shtëpi përballë skuadës së Veleçikut. Gjithashtu dhe Sopoti ka triumufuar në shtëpi përballë Tërbunit me shifrat 2-0.

Oriku dhe Butrinti jan ndar në barazim me shifrat 1-1,por skuadra që kualifikohet në gjysmëfinale të “Play-Off” është ekipi vlonjat. Gjithashtu dhe Tomori ka mposhtur Devollin në shtëpi me shifrat 2-1.

Rezultatet e Grupit A

Luzi-Veleçiku 2-0

Sopoti-Tërbuni 2-0

Rezultatet e Grupit B

Oriku-Butrinti 1-1

Tomori-Devolli 2-1

Gjysmëfinalet

Luzi-Sopoti

Oriku-Tomori

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu