Sunday, July 6, 2025

Ceremoni-KF Vllaznia në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, homazhe për legjendën e portës shkodrane. Të hënën, nga ora 10:00 deri më 12:00, në hollin e stadiumit “Loro Boriçi”

Lexo

Lajmi për ndarjen nga jeta i Paulin Ndojës, katër ditë më parë në Itali, ka prekur thellë komunitetin shkodran dhe më gjërë, sidomos ato të sportit, të cilëve Ndoja i famshëm i ka dhuruar emocione pa fund në formacionin e Vllaznisë së viteve 70-të.

Për mjeshtrin e mirënjohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar Paulin Ndoja, i konsideruar si legjenda e portës shkodrane, ditën e hënë të 21 prillit 2024 të përcjelljes për në banesën e fundit, KF Vllaznia në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër kanë planifikuar organizimin e homazheve në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia, në të cilin, thuhet:

“𝑵𝒅𝒂𝒓𝒋𝒂 𝒏𝒈𝒂 𝒋𝒆𝒕𝒂 𝒆 𝒍𝒆𝒈𝒋𝒆𝒏𝒅𝒆̈𝒔 𝒔𝒆̈ 𝒑𝒐𝒓𝒕𝒆̈𝒔 𝒌𝒖𝒒𝒆𝒃𝒍𝒖 𝑷𝒂𝒖𝒍𝒊𝒏 𝑵𝒅𝒐𝒋𝒂 𝒌𝒂 𝒒𝒆𝒏𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒍𝒂𝒋𝒎 𝒊 𝒕𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒆̈ 𝒐𝒑𝒊𝒏𝒊𝒐𝒏𝒊𝒏 𝒔𝒑𝒐𝒓𝒕𝒊𝒗 𝒔𝒉𝒌𝒐𝒅𝒓𝒂𝒏 𝒅𝒉𝒆 𝒋𝒐 𝒗𝒆𝒕𝒆̈𝒎. 𝑵𝒅𝒆̈𝒓𝒌𝒐𝒉𝒆̈, 𝑲𝑭 𝑽𝒍𝒍𝒂𝒛𝒏𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒃𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒑𝒖𝒏𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒊𝒂 𝑺𝒉𝒌𝒐𝒅𝒆̈𝒓 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒐𝒓𝒈𝒂𝒏𝒊𝒛𝒐𝒋𝒏𝒆̈ 𝒉𝒐𝒎𝒂𝒛𝒉𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒏𝒅𝒆𝒓𝒊𝒎 𝒕𝒆̈ 𝒕𝒊𝒋 𝒅𝒊𝒕𝒆̈𝒏 𝒆 𝒉𝒆̈𝒏𝒆̈ 𝒏𝒈𝒂 𝒐𝒓𝒂 10:00 𝒅𝒆𝒓𝒊 𝒏𝒆̈ 𝒐𝒓𝒆̈𝒏 12:00 𝒏𝒆̈ 𝒉𝒐𝒍𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒔𝒕𝒂𝒅𝒊𝒖𝒎𝒊𝒕 “𝑳𝒐𝒓𝒐 𝑩𝒐𝒓𝒊𝒄̧𝒊”. 𝑰 𝒑𝒆̈𝒓𝒋𝒆𝒕𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒒𝒐𝒇𝒕𝒆̈ 𝒌𝒖𝒋𝒕𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝒕𝒊𝒋!”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img