Zyra e Sporteve në Bashkinë Shkodër në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit dhe Shoqatën e Çiklizmit “Vllaznia”, organizuan një aktivitetet garash me biçikleta, mes nxënësve të disa shkollave të mesme të qytetit dhe disa prej çiklistëve titullar të Vllaznisë.
Në konkurimin për femra, vendin e parë e zuri nxënësja e shkollës jopublike “Marija Ndihmëtare” Megan Zhivani e ndjekur nga Silva Kraja e shkollës jopublike “Maarif” dhe vendi i tretë Nikola Simoni e shkollës jopublike “Marija Ndihmëtare.
Në konkurimin e kategorisë së meshkujvee vendin e parë e zuri Arsid Teli i shkollës “28 Nëntori”, vendin e dytë Mateos Hoxha i shkollës “Arben Broci” dhe vendin e tretë Xhesil Kapllanaj nxënës i shkollës “Oso Kuka”, ky I fundit futbollist i Akademisë Futbollit Vllaznia.
Dy prej organizatorëve të këtij aktiviteti, Auron Miloti Drejtor i Sporteve në Bashkinë Shkodër dhe Leonat Kola, trajner i Vllaznisë në Çiklizëm, u shprehën të kënaqur me masivitetin e pjesëmarrjes së çiklistëve të shkollave, ndërkohë që theksuar se qëllimi i këtij aktiviteti është ruajtja e traditës së garave sportive ndërmjet shkollave, e veçanërisht sportit të ciklizmit, i cili në qytetin e Shkodrës është një sport me shumë traditë.
Fituesit e garës çiklistike për shkollat e mesme të qyteëtit të Shkodrës
Femra:
- Megan Zhivani (Shkolla Maria Ndihmetare)
- Silvi Kraja (Shkolla Maarif)
- Nikola Simoni (Shkolla Maria Ndihmetare)
Meshkuj:
- Arsid Teli (Shkolla 28 Nentori)
- Mateos Hoxha (Shkolla Arben Broci)
- Xhesild Kapllanaj (Shkolla Oso Kuka)