Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar dhe bashkinë e Elbasanit, organizuan për dy ditë me radhë në territorin e bashkisë së Belshit garat e Kampionatit Kombëtar të çiklizmit për vitin 2022. Një aktivitet që zhvillohet për herë të tretë në këtë zonë duke e shndërruar atë në një veprimtari tradicionale të përvitshme. Mes 10 ekipeve pjesëmarrëse me gjithsejt 60 çiklistë shqiptarë, mes të cilëve edhe ato të ardhur nga ekipet e huaja ku ato stërviten vitet e fundit, konkuronin edhe ato të Vllaznisë që drejtohen nga trajneri Leonat Kola.
Dhe, kanë qënë pikërisht çiklistët shkodranë, të cilët kanë spikatur si më të mirët e aktivitetit. Kështu, Mateo Balaj ka arritur të triumfojë në garën e të rinjëve duke fituar vendin e parë në garën e vështirë të rezistencen 104 kilometër. Në vend të dytë në këtë garë është renditur një tjetër çiklist shkodran, Flavio Venomi, ndërsa në vend të tretë Andrea Cepa.
Çiklistët shkodranë kanë dominuar edhe në garën e shpejtësisë kronometër me distancë 18 kilometër, individual ku vendin e parë e meritoi, Flavio Venomi i ndjekur nga kolegu i tij shkodran Mateo Balaj dhe Andrea Cepa. Duhet theksuar se të tre çiklistët në fjalë që u bënë fitues i dy garave kombëtare të zhvilluara në Belsh të Elbasanit janë çiklistë që gjatë periudhës së fundit janë të federuar në ekipet italiane ku ushtrojnë aktivitetin e tyre çiklistik.
Ndonëse nuk arritën të futen në zonën e medaljeve, një prezantim të mirë në këtë kampionat bënë edhe çiklistët e talentuar, Alesio Kola dhe bekim Tafili, sportistë këto që vijonë traditën e çiklistike në familjet, sportive, Kola dhe Tafili.
Për kategorinë e kadetëve fitues i tre vendeve të para janë Emil Priftaj, Erdi Pilku dhe Ankel Limaja. Ndërsa për kategorinë Elitë vendin e parë e meritoi Ylber Sefa, të dytin Mikel Demiri dhe të tretin Brikel Borçi. E veçanta e këtij aktiviteti ishte edhe konkuriumi për kategorinë femra, ku vendin e parë e meritoi Nilia Kebetaj e ndjekur nga Marsela Luzi dhe Lorela Deliallisi.
Në mbyllje të kampionatit është zhvilluar edhe gara e për veteranët e çiklizmit, ku përmes emocioneve të shumta, vendin e parë e meritoi Gridi Bozgo, të dytin Ilir Lalaj dhe të tretin Viron Kuqi.