Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella, ka folur pas fitores 2-1 kundër Vllaznisë:
“Ishte një pjesë e parë mjaft e mirë, sidomos në 25 minutat e dytë të kësaj pjese. Pastaj në pjesën e dytë, si zakonisht kur jemi në avantazh, nuk kemi ende maturinë e vazhdimësisë për të bërë atë që kemi bërë më përpara. Por ia dolëm të merrnim tre pikët.
E kam thënë që në pjesën e dytë, zakonisht kur jemi në avantazh, nuk ia dalim të bëjmë të njëjtat gjëra si në pjesën e parë. Nuk më kujtohet kur u bë zëvendësimi, por Bilalin e ndërrova sepse kishte ngërç meqë ka kohë që nuk luan. Nëse nuk do të kishte këto probleme nuk do ta zëvendësoja.
A pyeta për rezultatin e Tiranës? E pyeta, në kohën shtesë. Kur ne ishim gjithashtu në kohën shtesë”, tha Kolela për “Oversport”.