Sfida mes Laçit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 3-të të “Abissnet Superiore” është mbyllur në barazim. Ndeshja e zhvilluar në Kurbin përfundoi me rezultatin 0-0. Pas kësaj sfide, foli trajneri i Laçit, Armando Cungu:
“Duhet të kuptojmë që Laçi është një ekip i ri dhe duhet kohë për t’u stabilizuar. Kemi pasur lojtarë me gjëndje të rënduar fizike dhe shëndetësore. Luajtëm më mirë, edhe pse mungoi disi rrezikshmëria në portën kundërshtare.
Të jem i sinqertë nuk i njoh mirë lojtarët të cilët kanë ardhur te ne. Janë në moshë mesatare 18-vjeçare dhe janë të rinj. Bullarin e njoh që ka qenë i ekipeve Kombëtare. Tjetër gjë është t’i shohësh në stërvitje dhe tjetër në fushën e lojës.
Kanë ardhur lojtarë në gjendje jo të mirë fizike dhe disa kanë qenë me pushime. Fizikisht nuk jemi në maksimum. Megjithatë unë e shoh me sy edhe me logjikën e ftohtë si një njeri që e njeh futbollin prej kohësh. L
Kanë ardhur shumë lojtarë për numrin “9” dhe të gjithë janë duke u parë, pra në provë. S’duhej të bëhej në kampionat kjo gjë, por lojtarën kanë ardhur në momentin e fundit. Disa lojtarë janë për konfirmim”, tha Cungu.