Friday, December 27, 2024

Daja: “Ndikoi terreni, por ishte rezultati i drejtë. Kishim fat dhe te penalltia e humbur nga Laçi”

Lexo

Laçi dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja për “RTSH”.

“Me atë që prodhuan ekipet në fushë dhe rëndimin e terrenit, ishte rezultat i drejtë. Fati nuk na ndihmoi me Vilën dhe Karambën, por rezultati ishte i drejtë. Kishim fat dhe te penalltia e humbur nga Laçi. Një pikë e marrë sot në Laç, është pikë e mirë.

Për ngarkesën në Shkodër është njësoj, pasi edhe Laçi ka pasur ndeshje në mesjave. Të dy ekipet ishin në të njëjtat kushte. Ne kemi një mënyrë loje që nuk luajmë shumë me topin e gjatë.

Në pjesën e dytë me shtimin e reshjeve, duhet të luhej vetëm me topin e parë, jo me qarkullim, diçka që se kemi në lojën tonë. Na mungonte Itodo që mund të luanim me të me topin e gjatë. Laçi ishte luftarak, por edhe ne ju përgjigjëm, kishim rastet tona.

Nuk është se gjërat ndryshojnë me buton. Deri në këto momente kur terrenet kanë qenë të mira, kemi përshtatur karakteristikat e lojtarëve me manovrat. I vetmi sulmues që nuk hodha sotë në fushë ishte Xhordi. Por me ngarkesë terreni nuk duheshin lojtarë të tillë.

Dinamo e varur nga Zabërgja? Ai është një nga lojtarët tonë kryesor, golashënues i ekipit dhe kampionatit. Por nuk është vetëm ai sepse ka dhe lojtarë të tjerë. Sot nuk ishte në lartësinë e duhur. Me një Zabërgj jo në nivelin maksimal ka dhe ngërç, pasi mungon dhe Itodo. Për rastet e shpërdoruara do të thoja që futbolli ka gabime. Por rasti i Vilës me portën bosh dhe i Maliqit, më erdhi keq”, është shprehur Ilir Daja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img