Ditelindja:
Nje dedikim urimi per Dalinen, volejbollistin legjende te Mirdites!…
(Pergjithesisht kam adresuar urime per ditelindje te artisteve te spikatur, fushe te cilen kam mbuluar edhe zyrtarisht per disa vite, por nuk dua te le pa permend me kete rast edhe ata te fushave te tjera, sidomos sportit, e ku pikerisht sot ne diten e saj te lindjes dua t’i shpreh gjithe mirenjohjen time dhe te shume mirditasve te tjere Dalina Kola (Preçi) per kontributin e pamate qe ajo ka dhene per volejbollin e Mirdites qe ne moshe te re.
Dalina Kola mund te jete nder te rrallat sportiste shqiptare, qe i fali me aq perkushtim e devocion rinine e saj, sportit te rrjetes, me te cilin Mirdita frymoi per vite e vite me rradhe, qe nga fusha me qymyr atje afer spitalit ne Rreshen e deri tek Pallati i ri i Sportit, gjithashtu si mesuese pasionante ne pergatitjen dhe edukimin fizik te nxenesve te gjimnazit dhe nje aradhe te tere sportistesh te rinj.
Urime Dalina, sportistja jone ikonike!)
Gjergj MARKU-Rrëshen