Ballina Futboll Daugavpils- VLLAZNIA, pas pak, ora 17:00, në stadiumin, LNK Sporta Parks- Riga...

Daugavpils- VLLAZNIA, pas pak, ora 17:00, në stadiumin, LNK Sporta Parks- Riga (Letoni). Martini, zyrtarizon formacionin e parë

Kuqeblutë e Vllaznisë kanë mbërritur pak çaste më herët në stadiumin LNK Sporta Parks- Riga (Letoni), ku në oren 17:00, nis sfida ne mes ekipit vendas Daugavpils dhe Vllaznisë mysafire, e vlefshme për UEFA Europa Conference League.

Në këto momente tekniku Edi Martini ka zyrtarizuar emrat e formacionit të parë.
Ne portë do të jetë Kristi Qarri, për të vijuar me Gurishten, Kouros, Bajrami, Yago, Kruja, Krymi, Qato, Mensah, Dodaj dhe kapiteni Bekim Balaj ne majë të sulmit.

Stadiumi ku do të luhet ndeshja, duket modest, me një kapacitet prej 2 mijë vendesh.
Rreth orës 15:30, qytetin e Rigas e kanë pushtuar reshje të dendura shiu, nderkohë tani moti është hapur duke rezervuar një terren super, çka pritet të ndihmojë të dyja skuadrat për të dhënë më të mirën në fushën e lojes.

Ndeshja e parë e luajtur në “Elbasan Arena” është fituar nga skuadra letoneze me rezultatin 0-1. Në kampin kuqeblu ka optimizën për përmbysjen e rezultatit duke besuar shumë se Vllaznia do të kualifikohet në turin e dytë te UEFA Europa Conference League.


Gaspër MARKU, Riga-Letoni, 17 korrik 2025

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu