Vllaznia do të luaj pasditen e sotme ndeshjën e dytë të UEFA Europa Conference League perballë Daugavpils. Sfida e parë e luajtur në “Elbasan Arena” është fituar nga letonezët me rezultatin 0-1, nderkohë sot, kuqeblutë luajnë në transfertë duke pasur objektiv fitore dhe kualikim në turin e dytë.
Takimi në fjalë do të luhet në stadiumin LNK Sporta Parks- Riga (Letoni) dhe nis në orën 17:00 me orën shqiptare dhe 18:00 me orën vendase.
Kuqeblutë e drejtuar nga tekniku Edi Martini janë gati për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e lojës.
Me perjashtim të mbrojtësit Jazxhi që nuk ka udhëtuar me skuadrën për arsye demtimi, pjesa tjetër e skuadrës është e plotë.
Në mbështetje të Vllaznisë për ndeshjen e sotme janë edhe një grup tifozësh kuqeblu që kanë udhëtuar posaçërisht nga Shkodra, mes të cilëve edhe tifozi i vjetër, Astrit Rrahmani(Tuti), i cili i mbështjellë i tëri me dekorin kuqeblu dhe me fanellën e personalizuar të kapitenit Bekim Balaj, teksa ka bërë xhiro në qendrën e qytetit letonez Riga, ka tërhequr vemendjen e komunitetit vendas duke ndezur para kohe atmosferën e pragndeshjes, Daugavpils- VLLAZNIA.
Veriu Sport, ka udhëtuar nga Shkodra për të, duke percjellë atmosferën e kësaj prag sfidë shumë të rëndësishme për fatet e kualifikimit të Vllaznisë në turin e dytë të UEFA Europa Conference League.
Gaspër MARKU, Riga-Letoni, 17 korrik 2025