Sunday, August 24, 2025

Debutoi me humbje në stolin e Flamurtarit, trajneri Karlos Garsia: Ky nuk mund të jetë niveli ynë. Kam besim të plotë, mund të bëjmë shumë më mirë se sot

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Flamurtarit Karlos Garsia,  pas ndeshjes, AF Elbasani-Flamurtari  1-0

“Mund të bënim shumë gjëra më mirë. Pjesa e parë nuk ishte ajo që donim. Ishim më afër çfarë donim në pjesën e dytë. Krijuan raste nga gabimet tona. Kishim mundësitë tona. Disa lojtarë me kualitet nuk janë në momentin më të mirë. Tani është koha të vazhdojmë punën. Kjo është ideja jonë kryesore, të krijojmë një ekip.

Është ligë fizike. E dimë çfarë mund të presim. E dimë që skuadrat luajnë mirë. Nuk jemi në nivelin më të mirë, por edhe ne do ta shfaqim veten tonë në të ardhmen.

Kemi lojtarë që arritën vetëm javën e kaluar në skuadër dhe të tjerë para 10 ditësh. Erdhën duke qenë pa skuadër. Kemi disa probleme në ndërtim, jo vetem me Hoze apo Nunjesh.

Edhe çështja e presingut me anësorët. Sa i përket gjendjes fizike, do përmirësohet edhe me afrimet e reja.

Ky nuk mund të jetë niveli ynë. Të gjithë presin më shumë. Kemi besim të plotë te lojtarët dhe niveli që kanë. Kam besim të plotë. Mund të bëjmë shumë më mirë se sot.

Gabimi është pjesë e jetës. Për mua e rëndësishme është si reagojmë. Ne bëjmë gabime, ne ngrihemi. Të gjithë bëjmë gabime. Duhet të shikojmë përpara për ndeshjen tjetër“, u shpreh trajneri i Flamurtarit për RTSH.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img