Sunday, September 8, 2024

Dede: Fitorja ndaj Vllaznisë i jep frymëmarrje Tiranës, nuk e kuptoj pse Gurishta nuk shtyn përpara

Lexo

Trajneri Nevil Dede, mendon se fitorja ndaj Vllaznisë, i jep një frymëmarrje të madhe Tiranës për vazhdimësinë.

Duke analizuar ndeshjen në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede tha se nuk e kupton, pse Gurishta luan vetëm mbrapa dhe nuk shtyn përpara.

Tirana vuajti në minutat e fundit. Zëvendësimet i kishte të detyruara. Dogji dy lëvizje brenda pozicionit. Një fitore shumë e rëndësishme në Shkodër. Ishin emocione të forta për Shehin. Është një fitore që i jep frymëmarrje të madhe skuadrës. Janë edhe gjashtë javë shumë të vështira.

Në pjesën e parë Tirana ishte pak më mirë se Vllaznia, kishte diferenca në fushë dhe në qarkullimin e topit. Të rasti i golit të Tiranës, mbrojtja e Vllaznisë nuk funksionoi siç duhej. Në fund fare diferencën e bëri Abazaj, një gol një gol dhe i dëmtuar.

Vllaznia edhe kur kaloi 4-4-2, e vuri pak në vështirësi me topat e gjatë. E futën pak në punë Hakajn dhe Latifin nga krahu. Nuk e kuptoj dot Gurishtën pse nuk shtyn përpara.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img