Monday, September 16, 2024

Dede: Mbrojtja ndaj Polonisë, një nga më të mirat te Kombëtarja shqiptare

Lexo

Trajneri Nevil Dede, tha se mbrojtja ndaj Polonisë, ishte një nga më të mirat te Kombëtarja shqiptare.

Duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede u shpreh Lewandowski u mbulua në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa Cikalleshi fitoi shumë duele.

E kam thënë gjithmonë, që Gjimshiti është një siguresë e skuadrës, ndërsa pjesa tjetër mund të luajnë. Lewandowski u mbulua në mënyrë të shkëlqyer. Për mua mbrojtja në bllok nuk mungonte. Ishte një nga mbrojtjet më të mira që kemi parë te Kombëtarja. Më ngroh mosha e Mihajt dhe Kumbullës. Nuk duhet të themi se kemi mungesa në mbrojtje.

Brojën e njohim që në zanafillë. Sesa i zoti do të jetë Broja për tu përshtatur me këtë ekip, do të mësohet me kohën. Cikalleshi bëri mirë, por konsumoi shumë energji, për të bërë gjithçka vetë. Sakrifikonte edhe për Asanin dhe Uzunin. Përveç kësaj, ai bëri atë që shumë pak sulmues e kanë bërë, humbi shumë pak duele.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img