Sunday, December 22, 2024

Dede: “Ne falëm golat. Vazhdojmë të luajmë mirë futboll, gabojmë në mbrojtje”

Lexo

Skënderbeu dhe Bylis kanë barazuar sot me rezultatin 2-2. Trajneri i Bylisit, Nevil Dede ka folur pas ndeshjes.

“Nga 2 me 0, 2-2 të jep kënaqësi. Zhvillimi i ndeshjes është histori tjetër, përgatitjet tona ishin të tjera. Meritonte dhe Skënderbeu të fitonte me aq gabime sa bëmë. Duhet ta pranoj cilësinë e sulmuesve të Skënderbeu. Janë disa elementë bazikë që më mërzitën. Ne falëm golat. Filozofia e këtij klubi të rrisë lojtarë. Ne vazhdojmë të luajmë mirë futboll, gabojmë në mbrojtje.

Sot kishim në ditë të mirë portierin, pastaj reagimi i skuadrës ishte i duhur. Berko u bë pikë referimi dhe na ndihmoi. Në tranzicionin tonë negativ lamë për të dëshiruar në gjithë ndeshjen.

Vendosja, kur luajmë me 3, nuk duhet të marrim topat në lartë dhe prapa shpine, nuk e arritëm sot. Ndoshta nuk ishim në kohë, mendim. Gjithsesi kjo ishte evidente dhe kjo është që kemi falur sot. Nëse s’do bënim ato gabime, ndoshta Skënderbeu do bënte performancë tjetër.

Djemtë tanë reaguan shumë fort. Përgjoni bëri ndeshje monumentale. Luan dhe kundërshtari, nuk luajmë vetëm ne futboll. Në fund besoj u bë ndeshje e bukur, me shumë gabime taktike dhe individuale. Me shumë gabime siç ishte në golin e dytë”, u shpreh Dede për RTSH.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img