Ka përfunduar takimi në ‘Adush Muça’ të Ballshit. Skuadra e Nevil Dedes ka arritur të marrë 3 pikë të çmueshme. Pas ndeshjes, Dede u shpreh për “RTSH”.
“E mira nuk ka fund, e mira është që sakrifica u kurorëzua me tre pikë. Po bëjmë performanca të mira. Nuk dua të jem modest, por këtë radhë kisha besim. Partizanit i mungoi Rrapaj sot, po të ishte ai do na vinin në vështirësi shumë më të mëdha. Më behet qejfi për lojtarët, si dalin në sulm, si sakrifikojnë për njëri-tjetrin. Ajo që ka rëndësi janë pikët tani. Ky është rezultat i mirë se është ndaj Partizanit, se nuk është kollaj dhe nuk e mund gjithmonë. Ne dy herë goditëm, por edhe falëm gol e shpërdoruam. Futbolli është lojë gabimesh, por me kohën që kemi në dispozicion, mund të përmirësohemi gradualisht. Me buton është e vështirë që të rregullosh gjithçka.
Janë dy faktorë që ndikuan. E para ndërroi sistemin e lojës Partizani, ndërsa në jo, të ndikuar nga lojtarët shqiptarë dhe të huaj, se nuk kishim në stol. Konsumi i energjive është te Përgjoni, Marku, disa djem që luajnë për hërë të parë në Superiore. Kjo bëri që të zgjateshim pak, duhet pranuar edhe cilësia e kundërshtarit, kam pak pakënaqësi te goli dhe në fund, se humbasim markimin, në të dy situata mund të ndëshkoheshim dhe kjo ndeshje e mirë do binte poshtë e do të ishim mërzitur.
Maçolli? Të jem i sinqertë unë luftoj çdo ditë edhe me presidentin, për të mirat e këqijat e skuadrës, Unë nuk do të ndërroj politikat e klubit. Dua që gjërat të jenë në mënyrën e duhur, siç ka komplimente Maçolli i cili një muaj e gjysmë mungesë me ekipin e parë, ai e ndihmon skuadrën në momentin që i kërkohet që të jetë gati. Çdo gjë ka qenë e menduar dhe punuar me djemtë, na lehtësoi pak Rrapaj se do vuanim më shumë markimin e tij. Dihet që Hadroj shtyn dhe sulmon, Domgjoni dihet që është mbrojtës qendre, por isha i bindur që nuk do shtynte në këtë krah Partizaani. Deri diku vajti në rregull, pastaj kur ndryshuan sistem, zbrita Ruçin poshtë të priste Hadrojn. Gjata pati shqetësime, komplimente për sakrificën që bëri. Kjo ishte pasqyra për të cilën kishim punuar.
Tranzicionin pozitiv e bëmë shumë mirë, por nuk shënuam, ky është gabimi. Me pak kujdes në pjesën e dytë, Partizani e deklaroi direkt top të gjatë te Bintsuka e Mba, janë të fortë. Pastaj shpejtësia e Keos që na shënoi, bëri që në momentin e caktuar të zgjatemi, me cilësinë që ka Partizani para, normalisht do vuanim.
Ofori? Besoj që e kreu më së miri detyrën, derisa Mba nuk na shënoi, nuk na solli shumë probleme. Pavarësisht disa mungesave përqendrimi. Mendoj se Ofori ishte sot një gjetje aty, siç ka bërë me Vllazninë që bëri dyfishim markimi gjithë kohës me Balajn.
Edhe ne kishim mungesa, na mungonin dy. Ne jemi shumë më të limituar se kundërshtari. Të jem i sinqertë më shijon pak më shumë fitorja sot”, tha Dede