Thursday, December 26, 2024

Dëmtim i përsëritur, sulmuesi Bruno Gomesh, larg Vllaznisë. Drejtuesit kuqeblu kërkojnë llogari për rastin në fjalë

Lexo

Bruno Gomesh do të vijojë të jetë jashtë fushave të blerta. Nga sa mësohet, lojtari për të cilin drejtuesit negociuan aq shumë për të qenë pjesë e Vllaznisë, ka një dëmtim të përsëritur.

Një gjë e tillë duket se ka shqetësuar jo pak edhe drejtuesit kryesorë të klubit, që duket se kësaj herë kërkesën llogarisë e kanë me mjekët e ekipit. Nga sa mësohet nga burime pranë shkodranëve, për ardhjen e tij është bërë një punë shumë e madhe, përmes negociatave me klubin Nacional, që ai të vishet kuqeblu.

Nga stafi drejtues i skuadrës është thënë se lojtari ka kaluar të gjithë testet, si mjekësore dhe ato fizike, pavarësisht se nuk ndodhet në kondicionin më të mirë më këto momente. Tashmë bëhet me dije se Gomesh ka pësuar një tjetër dëmtim, që është përshkallëzim i atij të mëparshmit.

Kjo ka bërë që numri një i klubit të ndalet më gjatë në kërkesën e llogarisë, pasi nga sa mësohet, dëmtimi i sulmuesit nuk është lehtësisht i kalueshëm dhe do të duhet të mungojë gjatë. Gjithsesi, duhet pritur që të shikohet se si do të jetë në vijim rrjedha e ngjarjeve.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img