Sunday, November 24, 2024

Dëmtimi i Esat Malës, Spitali Italian Villa Maria, merr përsipër operimin. Dyshohet se ka humbur sezonin!

Lexo

Dëmtimi i Esat Malës dhe largimi i tij me barrel nga fusha e lojës në pjesën e dytë të ndeshjes me Partizanin, ka qënë lajmi më i keq për Vllazninë dhe tifozërinë e saj.

I konsideruar si futbollisti më në formë tek Vllaznia, informacionet që Mala do të operohet dhe mund të ketë humbur sezonin, është një nga shqetësimet më të mëdha për momentin në kampin kuqeblu.

Dëmtimi i klavikulës së tij është konfirmuar menjehërë pas ndeshjes nga trajneri Josa dhe sulmuesi Balaj, të cilët, krahas keqardhjes për Malën, shprehin jo pak shqetësimin për mungesën, që nuk do ta kenë atë në formacionin e Vllaznisë.

Nga sa mësohet, pas ekzaminimeve në Spitalin Rajonal të Shkodrës, KF Vllaznia ka bërë të mundur dërgimin e Malës në kryeqytet. Destinacioni ka qënë direkt në Spitalin Italian, Villa Maria, ku Mala, i shoqëruar nga fizioterapisti kuqeblu, Ilirjan Haxhaja, është paraqitur dhe sistemuar mbrëmjen e së shtunës.

Specialistët e spitalit Italian, do të kenë një vizitë dhe konsultë profesionale mëngjesin e së dieles, nga ku pritet të vendoset për ndërhyrjen kijurgjikale.

Më saktësisht, do të vendoset pas konsultës së mjekësve mëngjesin e nesërm, ndërkohë që paraprakisht, mendohet se periudha e rikuperimit të tij mund të zgjasë deri në rreth dy muaj, deri në humbje të krejt sezonit.

Portali, Veriu Sport, duke marrë përsipër edhe opinionin e tifozërisë shkodrane, uron një shërim sa më të shpejtë për Esat malën dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img