Monday, November 25, 2024

Dëmtimi i Izmir Smajlajt-Kalon me sukses operacioni në Itali. Lajmin e mirë e bën të ditur vetë kampioni shqiptar

Lexo

“Një mundësi e arte që arrita të kryeja operimin me doktorin më të mirë Italian z. Paolo Adravanti, mjek i famshëm e specialist në fushën e ortopedisë në Europë, i cili me shumë profesionalizem arriti të kryej ndërhyrjen e vështirë, për të cilen u dëmtova aq rëndë. #GrazieDottore !

Tani rifillon rekuperimi, kohë e gjatë dhe e ngadaltë për tu rikthyer në pisten që kaq shumë e dua!”, shkruan në postimin e tij të publikuar në rrjetin social FB, kampioni shkodran i atletikës shqiptare, Izmir Smajlaj.

Dëmtimi i Izmir Smajlajt, erdhi gjatë garave të Kupës së Shqipërisë në atletikë të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Garë, në të cilën Smajlaj me ato prova që realizoi fitoi vendin e parë në garën e kërcimit së gjati duke u cilësuar eëdhe si sportisti më i mirë i aktivitetit. Ndërkohë, gjatë dy provave të mbetura ai tentoi të përmirësonte rekordin kombëtar që mbahet po prej tij, por fatkeqësisht pësoi dëmtimin e rëndë duke këputur ligamentet e gjurit të majtë.

Dhe, për këtë, falë interesimit dhe angazhimit personal nga ana e trajnerit të tij, Gjergj Ruli, njëkohësisht edhe president i Federatës Shqiptare të Atletikës, dhe mbështetjes së dhënë nga strukturat përkatëse, u bë e mundur dërgimi në Itali duke  iu nënshtruar një operimi të specializuar në një nga klinikat më të njohura të Parmës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img