Thursday, November 21, 2024

Derbi me dy fytyra brenda javës. Tirana, hakmerret ndaj Dinamos së Kupës, e mund në Kampionat 4-0

Lexo

Derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana paraqitet me dy fytyra brenda javës. Një Dinamo e frikshme në Kupë duke surprizuar me atë fitore ndaj Tiranës, ndërkohë që tre ditë më pas, bardheblutë hakmerren në Kampionat duke shpartalluar blutë dinamovitë 4 me 0.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së shtunës në Air Albania prezantoi një Tiranë të papërmbajtshme në të gjitha drejtimet, kundër një Dinamo të transformuar. Në mbrëmjen më pozitive të Xhixhës si bardheblu dhe me Seferin në versionin Supermen, skuadra e Orges Shehit zgjodhi pjesën e dytë për të vulosur suksesin më të thellë të sezonit në kampionat me 4 gola që reflektojnë momentin super të bardhebluve.

Në vend të Ngo, 4-3-3 shi i Shehit në sulm u kompletua nga i riu Aldi Gjumsi, një lëvizje surprizë kjo e trajnerit durrsak,  ndërsa Shkëmbi forcoi rradhët e mesfushës duke zgjedhur Chinedun të vetëm në majën e sulmit. Ishte pikërsht lojtari afrikan që pretendoi një prekje me dorë të Hoxhallarit por për kryesorin nuk ekzistonin kushtet për ta parë këtë moment në VAR. Me kalimin e minutave, Tirana e shtoi gazin me Seferin të papërmbajtshëm në treshën e repartit ofensiv ndërsa 19-vjeçari i akademisë, Gjumsi dha disa sinjale interesante në zonën e bluve duke i rënë këmbanës së alarmit për “nëndetësen” që nuk arriti të dilte në siperfaqe gjatë pjesës së pare, duke marrë jë shuplakë në frymën e fundit pas një aksioni të frymëzuar nga Seferi por të finalizuar nga Sidibe, që e shtyu topin në portën e tij.

Nuk ndryshoi fytyra e ndeshjes në pjesën e dytë me të vetmin detaj të rëndësishëm që Tirana u bë më cinike dhe pas tentativës së Ibraimit, bardheblutë u ngjitën në skenë me Redon Xhixhën që përfitoi nga gabimi i Sidibes për të futur ndeshjen në rrugën e duhur. Ishte sërish ish-sulmuesi i Laçit që thelloi avantazhin duke tronditur fort Dinamon që gjeti fuqi për të reaguar por Chinedu gaboi një gol të sigurt. Nuk arriti të merrte maksimumin nga kjo situatë as Ibraimi, i cili nuk u shfaq i qetë në rastin që iu krijua për të ngushtuar shifrat. Kur nuk shënon mund të pësosh një tjetër gol dhe kështu ndodhi me skuadrën e Shehit, iu dorëzua fatit dhe golit të katërt të shënuar nga Hoti. Fitore që e ngjit Tiranën në kuotën 20 pikëve ndërsa zhyt Dinamon në një minikrizë që mund të paralajmërojë furtunë në kampin blu sepse sot “Nëndetësja” numëron vetëm 9 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img