Lushnja-Apolonia 2-1(Shënues: Kamisoko 37’, Kaçanolli 52’/ Maksuti 73’
Ndonëse terreni në “Roza Haxhiu” nuk ishte në kushtet optimale, derbi i Myzeqesë ofroi emocione të mëdha. Lushnja fiton me rezultatin 2-1 derbin kundër Apolonisë, sfidë që çeli javën e 15-të të Kategorisë së Parë dhe u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Vendasit janë më kërkues në pjesën e parë dhe mbyllin 45 minutat e para të lojës në avantazh falë golit të shënuar nga Kamisoko. Me fillimin e pjesës së dytë, Lushnja shënon sërish me Kaçanollin.
Apolonia mundohet të reagojë dhe shkurton shifrat me Maksutin. Fierakët dominojnë minutat e mbetura, duke synuar golin e barazimit, por nuk arrijnë që të evitojnë humbjen në derbi.
Mbyllet me rezultatin 2-1 sfida në “Roza Haxhiu”. Pas këtij suksesi, Lushnja ngjitet në kuotën e 21 pikëve, në vendin e pestë në renditje, ndërsa Apolonia mbetet në kuotën e 15 pikëve.