Ditën e sotme të gjithë tifozët do të jenë sy e veshë nga derbi i kryeqytetit,ku Tirana do të pres Dinamon në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Sfida e cila do të startoj në orën 13:30 luhet për llogaritë e javës së 23-të të kampionatit “Abisnet Superiore”.

Një përballje shumë e rëndësishme dhe delikate për ekipet,të cilat jan të dënuara vetëm për tre pikët.
Gjendja e ekipeve në javët e fundit nuk është e njëjtë,pasi prej disa javësh Dinamo ka harruar shijen e fitores,ndërsa tek tek Tirana situata është ndryshe pasi kan arritur të grumbullojnë 11 pikë në pesë ndeshjet e fundit.
Por pavarësisht momentit në të cilin ndodhen,sërish renditja në klasifikim ndryshon. Ekipi i Ilir Dajës ndodhet në vend të katërt të “Final-Four”,ndërsa nga krahu tjetër ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu është i parafundit në renditje me 20 pikë.
Gjyqtarët
Për këtë takim jan zbuluar edhe arbitrat të cilët do të gjykojnë.
Enea Jorgji do të jetë arbitër kryesor,ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ergys Spahiu,teksa arbitër i katërt do të jetë Daniel Vrapi.
Në sistemin Var është caktuar Juxhin Xhaja,ndërsa në Avar do të jetë Egli Spahiu.
Fatos LAMAJ



