Monday, September 16, 2024

Dështimi i “Final 4”-Opinion nga Nimet ALBI

Lexo

Dështimi i “Final 4”!

Ky sistem dështoj që në fillimin e tij kur ju bë ndryshimi nga zhvillimi i një mini kampionati me nga dy ndeshje vajtje dhe ardhje në ndeshje teke me eliminim

Nuk siguroj pritshmëritë e federatës për mbledhjen e tifozerisë në stadiume dhe përfitimin financiar nga shitjet e biletave

Federata duhet të mendojë për një sistem të ri që të jetë sa më gjithpërfshirës të futbollit dhe të jetë sa më konkurues dhe pa tolerime

Po jap një version që mund të funksionojë për futbollin tonë

Superliga të formohet nga 14 ekipe

Të luhet me dy faza ( 26 javë )

Në përfundim 6 ekipet të renditura më mirë të zhvillojnë një mini kampionat (elitë raund 10 javë)për të shpallur fituesin

Këtyre 6 ekipeve tu hiqen pikët që kanë grumbulluar me ekipet që janë pozicionuar nga vendi i 7 në të 14

Gjithashtu 3 ekipeve të para tu sigurohet shorteu që 2 ose 3 ndeshjet e fundit ti luajnë në fushat e tyre

Vendet nga 7 deri në 14 të luajnë për play off ku nga këto 4 skudra do zbresin nga superiorja

Të zhvillojnë një mini kampionat me 14 javë me vajtje ardhje

Në renditje këtyre skuadrave tu hiqen pikët e ngrumbulluara me 6 ekipet e para

Arsyetimi për hekjen e pikëve të skuadrave që nuk përfshihen në grupet përkatëse është që të shmangen tolerimet

Për shembull në kampionatin që përfundoj Vllaznia dhe Egnatia nuk do kishin mundësi për të toleruar në ndeshjet me Skëndërbeun dhe Tiranën pasi ato pikë do ju duheshin për vazhdimin e Elitë raund

Për ta ilustruar po ju vendos klasifikimin e 6 të parave në ndeshjet direkte

Vllaznia. 35 pikë :2. = 17.5 pikë

Partizani. 27 pikë:2 = 13.5 pikë

Teuta. 26 pikë: 2=13 pikë

Skëndërbeu. 25 pikë:2= 12.5 pikë

Egnatia. 22 pikë :2=11 pikë

Tirana. 22 pikë: 2=11 pikë

Pjestimi me dy i pikëve është për arsyen që ekipet kanë luajtur nga katër ndeshje vajtje ardhje dhe me sistemin e ri luajnë nga dy ndeshje në raundin e parë të kampionatit

Pra diferenca e pikëve është 6 pikë i venfit të parë me të gjashtin plotësisht i rikoperueshëm në 10 javë kampionat

Ky sistem përforcon shembullin e mësipërm për tolerimet

Nuk e di se sa do të vlerësohet nga mediat dhe FSHF ky sistem

Ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve.

Nimet ALBI(Sportdashës-SHBA)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img