Saturday, January 17, 2026

Dështimin në Euro U17, sulmuesi kuqezi, Arman Durmishi ia faturon trajnerit Andrea Tedesko

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

Arman Durmishi ia ka faturuar trajnerit Andrea Tedesko, paraqitjet e Kombëtares U-17 në Europian. Sulmuesi 16-vjeçar surprizoi në fjalët e tij duke mos u kursyer aspak.

Sfida e fundit në grup u luajt dje ndaj Francës. Pas humbjes 4 me 0 në “Elbasan Arena”, Durmishi deklaroi:

“Europiani ishte shumë i bukur, luajtëm me skuadra të forta, por besoj se edhe ne jemi shumë lojtarë të fortë, por kur e kemi trajnerin që nuk di çfarë të bëjë me këto lojtarë të fortë është pak ndryshe të luaj, dhe për të fituar është pak rëndë.

Për këto lojtarë që kena dhe jemi shumë të fortë në skuadër, besoj na duhet një trajner më i fortë”, u shpreh sulmuesi i Juventusit U-17 për “RTSH”.

Kombëtarja U-17 e Shqipërisë nuk la shenjë në Europian. Kuqezinjtë nuk shënuan asnjë gol në eksperiencën e parë historike, ndërsa pësuan 12 në total. Portugalia, Gjermania dhe Franca gëzuan secila nga katër gola ndaj kuqezinjve në Shqipëri.

Emanuel LOCI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img