Friday, January 31, 2025

Devolli: “Duhet të jemi të përulur, të bëhemi të gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë sa më shpejt”

Lexo

Teuta u mposht nga Vllaznia në shtëpi më rezultatin 3-1. Në përfundimin e ndeshjes, trajneri i Tetutës, Bledar Devolli.

“Sa fillon loja dhuruam një gol edhe pse ishim në superioritet numerik. Goli i dytë pastaj përsëri në tranzicion. Folëm në pushim të ndeshjes, morëm masat, sa filloi pjesa e dytë ndëshkohemi dhe u bë më e vështirë. Rrezikuam, u munduam të bënim diçka, prodhuam, nuk është se nuk prodhuam në pjesën e dytë. Por ndoshta ishte edhe një ditë ‘jo’, ndoshta edhe fatin nuk e kishim me vete se në çdo aksion Vllaznia na vinte në portë. Duhet të jemi të përulur, të bëhemi të gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë sa më shpejt.

Edhe fati është pjesë e lojës se golin e parë e morëm shpejt duke ia dhuruar Malës, në ato zona spastrohet, a ka mundësi të dalë topi nga stadiumi? Me golin e dytë prapë shumë shpejt, filluam pastaj te pjesa e dytë, marrim prapë gol, pastaj rrezikuam gjithçka për gjithçka me të gjithë sulmuesit. Por nga unë i pari duhet të marrim përgjegjësi, futbollistët, nga nesër të përulur që të dalim nga kjo situatë, presim të kthehen edhe lojtarët e dëmtuar.

Nuk jam nga ata trajnerë që ia hedh fajin këtij reparti. Kur humbasim, humbasim të gjithë e kur fitojmë, fitojmë të gjithë. Jazxhi është i rëndësishëm se është për shumë vite te Teuta, lider, E presim të kthehet si sot Vila, Çyrbja, Karabeci, lojtarë me eksperiencë. Të gjithë bashkë të përulur në stërvitje të përmirësojmë gjerat e eliminojmë gabimet, vetëm me punë dilet nga kjo situatë.

Ne kishim bërë diçka ndryshe sot nga fillimi, nuk na doli dhe pas golit të dytë ndryshuam se ekipi ndoshta ka krijuar atë filozofinë e vet me tre. Ne lojtarët në mbrojtje i kemi me eksperiencë, edhe Zogos që kemi afruar. Thjesht është çështje eliminimi gabimesh, e është edhe pak fat se çdo aksion merrnim gol. Për këtë punë jemi, nga nesër fillojmë të përmirësohemi e eliminojmë gabimet se lojtarët i kemi me eksperiencë. Të mbrojmë të gjithë si ekip, kur nuk kemi topin, sulmuesi i parë është mbrojtësi i parë. Me punë e të përulur, të gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë”, tha Devolli për RTSH pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img