Monday, December 22, 2025

Dhuna në stadiumin “Flamurtari” gjatë ndeshjes, Flamurtari-Teuta, Disiplina: Flamurtari FC, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 22.12.2025

  1. Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, cenimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë nuk lejohet të konvertohet ne perputhje me nenin 75 te KDE

  1. Zyrtari i KF Vora, Bazio Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Lojtari i FK Pogradeci U-19, Aldor Cekici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Lojtari i FK Pogradeci U-19, Igli Xhajollari, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i KF Shkodra U-19, Klisman Kallajxhiu, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i Rinia EL U-15, Enes Pelushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i KF Shënkolli U-14, Mateo Meta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img