Dinamo-Elbasani 3-1(Shënues: 40′(ag) Lulaj, 61′ Zabërgja, 65′ Mandela – 64′ Tsage)
Dinamo:Teqja,Zabërgja,Itodo,Karamba,Nani,Qefalija,Dita,Meksi,Aliji,Loran,Toli Trajner: Ilir Daja
Elbasani:Abalora,Olberkis,Lulaj,Dros,Tsague,Ibrahim,Kasa,Lleshi,Hakaj,Qose,Lila Trajner:Ivan Gvozdenoviç
Gjyqtarë:Ditmir Grimci(Shkodër),Mario Shazivari(Tiranë),Taulant Kasa(Vlorë),Indrit Myrtja(Shkodër) Var:Kreshnik Cjapi(Fier) Avar:Ermis Çelaj(Vlorë) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Prek Pjetrushi(Lezhë)
Dinamo ka arritur të fitojë ditën e sotme ndeshjen e fundit të Superiores për këtë javë. Elbasani u mund në impiantin e vetë me shifrat 3-1.
Dinamovitët kaluan të parët në avantazh në pjesën e aprë falë një keqkuptimi mes Abaloras dhe Lulajt. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të “Nëndetëses”, edhe pse ekulibrat ishin të dukshme.
Në pjesën e dytë, Zabërgja dhe njëherë tregoi klasin dhe se çfarë lojtar është. “Dardani” mori topin dhe në anësore të zonës elbasanase shtangu portierin me një kënd preciz. Ai fill pas golit përqafoi Ilir Dajën.
U duk sikur Dinamo do e shpartallonte Elbasanin si rezultati 5-0 i vitit të kaluiar,por Tsague mendoi të surprizonte të bardhët. Pati incidente të tifozëve gjatë shënimit të lojtarit verdheblu. Qartë nga pamjet u duk një konfrontim mes forcave policore dhe grupit “Tigrat Verdheblu”.
Super sulmuesi i Dinamos,Itodo Mandela lëshoi vulosjen e rezultatit dhe festoi në mënyrë të veçantë duek kërcyer. Rivalitet,futboll i bukur,gola dhe përplasje,me pak fjalë një takim me të gjitha nuancat.
Fatos LAMAJ-Fatmir POPJA