Monday, November 25, 2024

Dinamo-Egnatia, trajneri i Dinamos: “Jo deçizive nesër, ka ende shumë pikë në dispozicion”

Lexo

Dinamo dhe Egnatia luajnë nesër në 16:45 për javën e 27-të në Superligë. Dueli në “Elbasan Arena” është i rëndësishëm për Blutë, që ndaj një rivali direkt kërkojnë pikët për të shpëtuar sezonin.

Sot ka folur trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli. Italiani e quan të rëndësishme por jo deçizive ndeshjen, teksa tregon edhe për dëmtimin e portierit Simoni.

Përballja direkte do tregojë shumë për gjendjen e skuadrave, me Dinamon që pas 26 javësh mban vendin e parafundit me 23 pikë, katër më pak se Egnatia që për momentin është në zonën play-off.

“Jemi të vetëdijshëm që kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për kampionatin, por nuk do të jetë ndeshja deçizive sepse ka ende shumë pikë dhe sfida në dispozicion.

Pushimi dhe koha për të njohur ekipin – Pauza e kombëtareve na serviri diçka të mirë, për t’u njohur më shumë edhe për të kuptuar se çfarë duhet të përmirësojmë. Duke parë dhe ndeshjen ndaj Tiranë që djemtë kanë bërë një paraqitje pozitive, jam i bindur që nëse mbajmë këtë ritëm dhe mentalitet, mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Kundërshtari – Jemi të vetëdijshëm që luajmë me një skuadër të fortë, sepse ka 4 pikë më shumë se ne, por do të jetë fusha ajo që do të thotë se cila është më e fortë. Ashtu edhe ndaj Tiranës ne do të shkojmë ta luajmë këtë ndeshje, kam djem të mrekullueshëm që po stërviten shumë mirë.

Kalendari – Më vjen mirë që ata kanë pranuar këtë sfidë sepse ne duhet të shpëtojmë me çdo kusht. Kemi ende 10 ndeshje përpara dhe 30 pikë në dispozicion. Duhet të luajmë 10 finale, sepse nëse fitojmë nesër dhe humbasim duelin e ardhshëm jemi sërish në vendnumëro. Na duhet vazhdimësi.

8 ndeshjet e fundit të kampionatit, Dinamo ka marrë 4 pikë, ne duhet të ndryshojmë gjithçka. Ne kemi sulmues të fortë dhe të rinj, por nuk njihnin sulmin në portë dhe intuitën.

Fusha – Nuk më intereson faktori i jashtëm, më intereson vetëm fusha e blertë. E njoh kampionatin shqiptar, i njoh dhe disa nga kampionatet në Europë, por besoj gjithmonë në gjëra pozitive në një sport të vërtetë dhe uroj që nesër të jetë një ndeshje sporti dhe nuk duhet që të flasim për gjëra të tjera.

Portieri dhe dëmtimi – Simoni, falë Zotit nuk e kishte dëmtimin kaq të rëndë, për 10 ditë besoj se do të jetë në dispozicion, por nuk kemi vetëm të kemi dhe dy portierë të tjerë. Jam besimplotë për atë që do të luajë nesër”, tha Vanoli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img