Saturday, February 28, 2026

Dinamo, fitore në “frymën e fundit”. Blutë mundin Vorën në transfertë, fitorja e parë në vitin 2026

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vora-Dinamo  1-2(Shënues: Felipe Da Silva 52’ /Taofeek Malomon 55’, Andre Teikseirën 90’)

Dinamo vuan, por në fund arrin të mposhtë me përmbysje 2-1 Vorën dhe siguron fitoren e parë në kampionat në vitin 2026.

Ka qenë e bukur dhe plot emocione ndeshja e transmetuar në RTSH 1 dhe RTSH Sport. Dinamo dominon pjesën e parë, por nuk arrin që të finalizojë rastet e krijuara. Sfida zhbllokohet sapo fillon pjesa e dytë me vendasit që kalojnë në avantazh falë golit të shënuar nga Felipe.

Festa e Vorës nuk zgjat shumë, pasi Dinamo barazon menjëherë shifrat me Malomon. Vrapi merr dy kartonë të verdhë brenda pak minutash dhe lë vendasit me një lojtar më pak në fushë. Dinamo mundohet të përfitojë, por goli i fitores vjen në kohën shtesë me Teikseirën.

Dinamo fiton 2-1 dhe gjen suksesin që mungonte në kampionat prej 7 javësh. Falë suksesit të parë në vitin 2026 “blutë” ngjiten në kuotën e 39 pikëve në tabelën e klasifikimit.

Komplikohet situata për Vorën pas kësaj humbjeje. Skuadra e Bellait nuk fiton prej 7 javësh në kampionat dhe mbetet në kuotën e 26 pikëve në renditje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img