Dinamo-Egnatia 2-1(Shënues: Mandelas 25’, Nani 58’/Ndreca 66’)
Blutë kanë mundur Egnatian me rezultatin 2-1 në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”
Dinamo ka arritur të mposhtë Egnatian me rezultatin 2-1 në javën e 19-të të Superiores dhe e mbyll vitin në vend të parë me 34 pikë. Në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport, formacioni i drejtuar nga Ilir Daja kaloi në avantazh në minutën e 25-të me anë të Mandelas, 1-0, që është dhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë janë edhe njëherë blutë që ngjiten në skenë. Është Nani që ka dyfishuar shifrat në minutën e 58-të. Egnatia zgjohet dhe në minutën e 66-të ngushton shifrat me Ndrecën, 2-1, por pa arritur të bëjë më shumë deri në sinjalizimin e fundit.
Mbyllet 2-1 për Dinamon që e mbyll vitin në vend të parë me 34 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në kuotën e 30 pikëve në vend të 4-ët.