Vora-Dinamo 0-2(Shënues: Vila 45+3’, Bregu 77’(p)
Ndeshja që çeli javën e tetë të kampionatit Abissnet Superiore, Vora-Dinamo është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të Dinamos.
Sfida e luajtur në “Arenën e Demave” ka regjistruar nga një gol në secilen pjese, fillimisht me anë të Viles në shtesën e pjesës së parë dhe Bregu me penallti në pjesën e dytë, 77’.
Djemtë e Ilir Dajës marrin tre pikë të çmuara në transfertë dhe ngjiten në vendin e dytë në renditje në kuotën e 14 pikëve.
“Blutë” dominuan pjesën më të madhe të takimit dhe morën një fitore të rëndësishme përballë një kundërshtari që ka treguar se është një “kockë e fortë” për këdo. Vora mbetet 10 pikë në tabelën e klasifikimit.



