Dinamo, rikthehet tek fitorja. Mund Teutën 2-0 dhe përforcon pozitat e vendit të katërt

Dinamo-Teuta  2-0(Shënues: Zabërgja 26’, Nani 70’)

2 me 0 në favor të Dinamos është mbyllur sfida e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, ku në kalendar, Dinamo ishte pritëse përballë Teutës udhëtuese. Ndeshja e vlefshme për për javën e 15-të të Abissnet Superiore, ka prezantuar durrsakët më kërkues në kërkim të golit të avantazhit, por në minutën e 26-të ndëshkohen nga një kundrasulm dinamovit që finalizohet nga Zabërgja.

Me avantazhin 1 me o për Dinamon, mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën shkodrani i pankinës durrsake bën lëvizje në formacion duke përfocuar pozitat në vijën e parë sulmuese.

Atëherë kur Teuta ishte në kërkim të golit të barazimit, një top në thellësi i hedhur në zonën durrsake nga Bruno Dita, nuhatet bukur nga Nani, që në të 70-tën shënon golin e dytë dhe të sigurisë për ekipin dinamovit.

Përpos pësimit të dy golave, gjërat në kampin durrsak përkeqësohen edhe më shumë kur për arsye dëmtimi kapiteni i Teutës detyrohet të lërrë para kohe fushën e lojës i zëvendësuar nga 18- vjeçari Sandër Kalaj.

Minutat në vazhdim nuk ndryshojnë asgjë në rezultat duke lënë në fuqi avantazhin e Dinamos, 2 me 0. Me këtë fitore, Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja, përforcon pozitat në vendin e katërt me 24 pikë, ku së bashku me Partizanin(një ndeshje më pak), Egnatian dhe Vllazninë, përkatësisht me 27, 26, 25, krijojnë shkëputjen nga ndjekësit e vendit të pestë që mbahet nga Elbasani.

Fatmir POPJA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu