Është mbyllur në barazim pa gola 0-0 sfida Dinamo-Teuta, e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit Abissnet Superiore. Ndeshja e transmetuar në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar, por kanë munguar golat.
Pas 2 fitoreve radhazi në kampionat, Dinamo ndalet në “Elbasan Arena” nga durrsakët. Të dyja skuadrat kanë pasur mundësitë e tyre për shënim, por nuk kanë arritur që të dërgojnë dot topin në rrjetë.
“Blutë” e Ilir Dajës kanë luajtur për 30 minuta me një lojtar më pak, për shkak të daljes me karton të kuq të Maliqit në minutën e 62-të.
Dinamo ngjitet në kuotën e 18 pikëve në klasifikim, ndërsa Teuta harron disfatën përballë Egnatias dhe me pikën e marrë në Elbasan shkon në kuotën e 15 pikëve në klasifikim.



