Dinamo-Tirana 6-2(Shënues: 5′ Guindo, 11′, 61′ Qardaku, 25′, 67′ (p) Bregu, 47′ Vila / 40′ Rafael, 76′ Tare)
Dinamo i ka dhënë një goditje të rëndë Tiranës duke i shkaktuar një humbje 6-2 në javën e 14-të të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport .
Një ndeshje e interpretuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga të besuarit e trajnerit Ilir Daja përballë një Tirane që nuk ishte në asnjë moment në lojë.
Dinamovitët zhbllokuan sfidën pas pesë minutash, ndërsa Qardaku e Bregu bënë që tabela elektronike të shënonte 3-0 pas 25 minutash lojë. Bardheblutë ngushëlluan veten në pjesën e parë me një gol të shënuar nga Rafa.
E njëjta melodi edhe në pjesën e dytë me Blutë që e nisën menjëherë me gol, me Lorenco Vilën(në fund humbi dhe një penallti) shoqëruar më pas nga Qardaku dhe Bregu(penallti). Ndërkohë, Etien Tare gjen golin e parë me fanellën bardheblu.
Një fitore 6-2 për Dinamon që ngjitet në kuotën e 23 pikëve në vendin e 4-ët. Tirana mbetet në kuotën e 7 pikëve në vendin e fundit.



