Me duelin, Dinamo-Vllaznia që do të luhet në “Elbasan Arena” duke filluar prej orës 19.45, starton sot Java e 14-të e Kategorisë Superiore të futbollit shqiptar. Një ballafaqim ky shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, blutë që luajnë si pritës kërkojnë marrjen e pikëve për largimin nga “zona e ftohtë” e rënies nga kategoria dhe nga ana tjetër një Vllazni që kërkon tre pikëshin e marshimit drejt kreut të tabelës së klasifikimit.
Me seancat stervitore të ditës së djeshme të dyja skuadrat kanë mbyllur përgatitjet në pritje të vërshëllimës së mbrëmjes së sotme nga arbitri kryesor, lezhjani Eldorian Hamiti, që i ndihmuar edhe nga Kreshik Cjapi në sistemin VAR, janë caktuar për të mbajtur drejtësinë e kësaj sfide.
Sa i përket skuadrës kuqeblu, ajo ka lanë që mbrëmë qytetin e Shkodrës duke u akomoduar në afërsi të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që orët e paditës së sotme do të jenë në dispozicion të stafit teknik për të zhvilluar ndonjë analizë të fundit përpara ndeshjes, ku edhe pritet të deklarohet zyrtarisht edhe formacioni i sotëm.
Bazuar në atë çfar ka aplikuar në seancën e djeshme të zhvilluar në tapetin e gjelbërt të stadiumit “Loro Boriçi”, duket se Brdariç i ka të fiksuar emrat që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Zogoviç është i padiskutueshëm në portë, dhe poq edhe reparti I mbrojtjes me Gurishtën e rikthyer pas skualifikimit me karton të kuq, Adilin, Diagne, Hakaj. I vetmi dyshim është në repartin e mesfushës, ku ndonëse fillimisht stafi kishte vendosur të aktivizonte Krujën në vend të Da Silvës, të paktën ditën e djeshme, me aq çfar u pa në stervitje, ishte Da Silva pjesë e formacionit. Megjithatë, përkraha Krymit, edhe ky i rikthyer pas kartonit të kuq të marrë ndaj Partizanit, Jonuzit, Hoxhajt, balotazhi Da Silva-Krujatë zgjidhet në çastet e fundit. Sa i përket vijës së parë, dyshja sulmuese e Vllaznisë në këtë ndeshje do të jetë, Latifi-Aralica.