Thursday, September 19, 2024

Disfatë e thellë në Conference League, Vllaznia zhgënjen ndaj Valur në Shkodër

Lexo

Vllaznia është eleminuar nga Conference League, teksa është mundur sot në ndeshjen e kthimit në shtëpinë e saj nga Valur me rezultatin e thellë 4-0.

Ndeshja e parë në Islandë përfundoi 2-2. Kështu kuqeblutë ruajtën shpresat për kualifikim në shtëpinë e tyre. Por islandezët e patën gjithçka të lehtë.

Mysafirët mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit.  Në 45 minuta, Sigurdsson, Tryggvason dhe Pedersen vendosën ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa në pjesën e dytë Haraldsson, vendosi emrin në listën e golashënuesve, duke thelluar shifrat.

Shumë pak për të thënë për Vllazninë, ose pothuajse fare, me skuadrën që tashmë eliminohet që në turin e parë të Conference League.  Valur, gjen në turin tjetër skocezët e ST Mirren Football Club!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img