Thursday, January 30, 2025

Disiplina-Ankimimi i Vllaznisë së basketbollit për fyerje dhe provokimeve të ekipit të Tiranës ndaj kuqebluve, Federata Shqiptare e Basketbollit, publikon vendimet

Lexo

Fitorja për javën e 12-të në transfertë me rezultatin 85-88 ndaj ekipit të Tiranës është shoqëruar me probleme disiplinore gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje. Për drejtuesit e Vllaznisë, ekipi i tyre është përballur me një presion psikologjik nga ana e ekipit kundërshtar, ku sipas tyre, gjatë të githë ndeshjes, ka shpërthyer në fyerje dhe provokime të vazhdueshme ndaj arbitrave si dhe ekipit kuqeblu. Dhe, për këtë arsye, drejtuesit e KBt Vllaznia, patën bërë të ditur se kanë bërë ankimim pas ndeshjes për mos reagimin e 3-shes së gjyqtarëve ndaj fyerjeve dhe provokimeve të ekipit të Tiranës ndaj arbitrave si dhe ndaj ekipit të Vllaznisë. Gjithashtu, drejtuesit kuqeblu kanë kërkuar në atë ankimim masë disiplinore për lojtarin Frenki Lilaj për fyerje të vazhdueshme ndaj lojtarëve dhe stafit të Vllaznisë.

Ankimimi i shoqatës “Vllaznia Basket” është analizuar nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe ka dalë me vendimin e mëposhtëm:

KOMISIONI I DISIPLINËS VENDIM Nr. 1 Nr. 8 Prot. 29 Janar 2025 Më datë 29 janar 2025, u mblodh Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Basketbollit, nën drejtimin e kryetarit, z. Klevis Kaso, me praninë e anëtarëve, z. Franko Bushati dhe z. Klaudio Ndoja, për shqyrtimin e çështjeve të mëposhtme:

  1. Ankimimi i shoqatës “Vllaznia Basket” në lidhje me ndeshjen KS Tirana vs Vllaznia, zhvilluar më 18 janar 2025, e vlefshme për javën e XII-të të Superligës së Meshkujve;
  2. Deklarata e trajnerit të ekipit Vllaznia pas ndeshjes Vllaznia vs Besëlidhja, zhvilluar më 26 janar 2025, e vlefshme për javën e XIII-të të Superligës së Meshkujve.

Pas shqyrtimit të materialeve përkatëse dhe në bazë të nenit 16.8 të Rregullores së Aktiviteteve Kombëtare të Basketbollit, si dhe duke marrë në konsideratë relacionin e vëzhguesit dhe materialet filmike, Komisioni i Disiplinës vendosi:

  1. Përcjellja e materialeve për shqyrtim nga Komisioni Teknik i Gjyqtarëve Materialet që lidhen me ankesën e shoqatës “Vllaznia Basket” për ndeshjen KS Tirana vs Vllaznia, zhvilluar më 18 janar 2025, do të përcillen për shqyrtim pranë Komisionit Teknik të Gjyqtarëve. Komisioni i Disiplinës nuk ka kompetencë për të trajtuar gabime teknike të arbitrimit.
  2. Mungesa e provave për komunikim fyes të lojtarit Frenki Lilaj Ankesa e shoqatës “Vllaznia Basket” lidhur me komunikimin fyes të lojtarit të KS Tirana, Frenki Lilaj, nuk mund të vërtetohet, për këto arsye: Relacioni i Vëzhguesit Teknik për ndeshjen KS Tirana vs Vllaznia, zhvilluar më 18· janar 2025, nuk përmban asnjë referencë për komunikim fyes apo të dënueshëm nga lojtari në fjalë. Pamjet filmike të dërguara nga shoqata “Vllaznia Basket” nuk janë të qarta dhe nuk· përmbajnë prova të mjaftueshme për një gjykim përfundimtar.
  3. Tërheqje vëmendjeje për trajnerin Eni Llazani Komisioni i Disiplinës i tërheq vëmendjen trajnerit Eni Llazani, duke kërkuar respektimin e etikës profesionale në deklaratat publike që mund të dëmtojnë integritetin e FSHB-së. Faqe 2 nga 2 Në rast të përsëritjes së deklaratave fyese, do të aplikohet masa disiplinore sipas nenit 14.10 të Rregullores së Aktiviteteve Kombëtare të Basketbollit, që parashikon: “Deklaratat fyese të personave drejtues të shoqatave, trajnerëve, lojtarëve apo personave të tjerë që qëndrojnë në stol, të cilat dëmtojnë imazhin e FSHB-së, të bëra publikisht në media apo rrjete sociale – 100,000 lekë gjobë.”

E Drejta për Ankimim Sipas nenit 11.8 të Rregullores së Aktiviteteve Kombëtare të Basketbollit, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 72 orëve nga marrja e vendimit. Ankimi duhet të dorëzohet pranë Komisionit të Apelit të FSHB-së dhe të shoqërohet me vërtetimin e pagesës prej 10,000 lekësh në arkën e FSHB-së. Një kopje e kërkesës së ankimimit i dërgohet palëve të përfshira. Komisioni i Apelit shqyrton çdo vendim të Komisionit të Disiplinës që kontestohet nga palët e interesuara. Vendimet e Komisionit të Apelit mund të ankimohen pranë

Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS). Klevis Kaso Franko Bushati Klaudio Ndoja Kryetar Anëtar Anëtar

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img