Problematika e pranisë të një grupi tifozësh shkodranë më tepër se sa rregullorja e përcaktuar për situatën e pandemisë i ka kushtuar klubit kuqeblu ndëshkimin me një gjobë financiare prej 200 mijë lekësh të rinj. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Komisionit të Disiplinës i mbledhur pasditën e sotme në mjediset Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ja vendimi zyrtar i publikuar nga komisioni në fjalë, ku krahas dënimit të Vllaznisë Që është i vetmi klub në Superiore qe ndëshkohet nga disiplina ne këtë mbledhje, janë edhe vendimet e kategorive të tjera të futbollit shqiptar.
KF Vllaznia, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, në bazë të neneve 63/1/b, 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
- Zyrtari i KF Erzeni, Adriatik Shahini, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.
- Flamurtari FC, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- FC Besa, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 63/1/c, 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë). Në zbatim të nenit 116/1/a gjoba aplikohet në masën 50%.
- Zyrtari i Shënkolli, Artan Djala për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.
- Lojtari i KF Shkumbini, Daniel Ramazani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Gramshi, Klehant Zani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Klosi, Ervis Kadiu, për goditje me shkelm ndaj zyrtarit të ndeshjes, si dhe duke përdorur gjuhë ofenduese dhe shkelur parimet e fair play, në bazë të neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 48/2/b, dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
- Lojtari i KF Klosi, Glen Maci, për goditje me grusht dhe pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke shkelur parimet e fair play, në bazë të neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 47/2/a, 48/2/b, 48/2/c dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
- KF Naftëtari, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- Lojtari i FK Kukësi U19, Argnes Ademaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 47/1/e dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Sh.F.Pepa U13, Luis Miftari, për pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Akademia e Futbollit U15, Saverio Daci, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- AF Sukth U13, për aktivizimin e një lojtari të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore U-13 Grupi A, kundër Durrësi 04 U13, në bazë të Nenit 53 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U17, Gerti Kurti, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
- Pranimin e kërkesës së KF Laçi U-15, në lidhje me lojtarin Nikola Pepa, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti U19, Kosta Belba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-15, Kevin Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Apolonia, Rubin Zijaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtares së Tirana AS – Femra, Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.