Mbledhja e radhës e Komisionit të Disiplinës, ka ardhur këtë javë me një sërë vendimesh të ashpra. Ngjarjet dhe incidentet e ndodhura javën e kaluar në fushat e futbollit të kategorive të ndryshme të kampionateve shqiptare kanë marrë ndëshkime të rënda nga komisioni përkatës.
Skënderbeu, Partizani, Tirana, Egnatia si klube, por edhe futbollistë të ndryshëm, mes tyre edhe një futbollist i Superligës së moshave U-19 të Vllaznisë janë në listën e masave të marra nga Komisioni i Disiplinës.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës, 11 mars 2022
- KF Tirana për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- KF Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF Skenderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve në terrenin sportiv e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në aplikim të Nenit 32 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të Nenit 32/4 të KDS do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Lojtari i FK Tomorit, Sali Kumani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të neneve 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti
- FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- KF Turbina U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21 kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- KF Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21 kundër KF Tirana U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Lojtari i FC Gramozi, Rigels Kamber, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Kelcyra, Daniel Karepi për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i AF Shqiponjat 2017 – U17, Florian Likja për protestë me gjeste ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Besëlidhja U-17, Algert Dushi për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit në ndeshje, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i Football Republic U-19, Bledar Malaj për protestë me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Football Republic U-19, Enes Doku, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Vllaznia U-19, Klaudio Kodra për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Pranimin e kërkesës se lojtarit te KF Korabi Nikolin Duka për pezullimin e pjesës se mbetur te dënimit.