Saturday, November 23, 2024

Disiplina, paralajmërim për klubet e Superiores

Lexo

Komisioni i Disiplinës, vendimet për ngjarjet e fundit futbollistike

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet për ngjarjet e ndodhura së fundmi, ku nuk kanë munguar paralajmërimet për disa klube të Superiores. Nuk kanë munguar dhe pezullimet e lojtarëve në futbollin e moshave.

Vendimet e plota:

  1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Futboll Klub Apolonia. Klubi i Futbollit Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  2. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Futboll Klub Apolonia. Klubi i Futbollit Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  3. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Klubi i Futbollit Teuta. FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 3, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  4. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Klubi i Futbollit Teuta. FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  5. Lojtari i Vlora T U-14, Estin Milla,për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i FC Kinostudio U-14, Ledjon Bashaj,për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i FC Kinostudio U-14, Mateo Kurti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Zyrtari i FC Kinostudio U-14, Gledis Gjonpalaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Zyrtari i FC Kinostudio U-14, Gëzim Gjonpalaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani, Oresti Rifa, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  11. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të AF Triumph, Endri Renxa, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.47 datë 31.05.2024 të KDE, për pikën 4 duke mbyllur procedimin disiplinor ndaj kërkuesit.
  12. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Lushnja U-19, Blerim Hasalla, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.47 datë 31.05.2024 të KDE, për pikën 21 duke mbyllur procedimin disiplinor ndaj kërkuesit.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img