Saturday, January 24, 2026

Disiplina-Tjetër dënim për Edi Martinin. Nuk mjaftoi e kuqja e Jorgjit, disiplina vendos për dy ndeshje pezullim nga aktiviteti

Lexo

- Reklamë -spot_img

“Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për sjellje josportive duke përdorur xheste fyese gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të nenit 13/2/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.”-Ky është vendimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 22.01.2026, ndaj trajnerit të Vllaznisë Edi Martini, lidhur me festimin që ai bëri bëri me tifozët kuqeblu pas fitores 0 me 2 ndaj Dinamos, ndeshje kjo e luajtur në stadiuin “Air Albania” për llogari të javës 20-të të Abissnet Superiore.

Një festim ky, që në fushën e lojës u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari kryesor Enea Jorgji duke e pezulluar për ndeshjen e ardhshme me Partizanin. Por, nuk mjaftoi me kaq, se komisioni i disiplinës e thellon akoma më shumë ndëshkimin ndaj Martinit duke e pezulluar për dy ndeshje.

Krahas teknikut kuqeblu, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ndëshkoi me gjobë AF Elbasanin si dhe zyrtarë të tijj për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, Egnatia-Elbasani e mbyullur në barazim 2 me 2.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 22.01.2026

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, si dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. Zyrtari i AF Elbasani, Armand Mehmetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Zyrtari i AF Elbasani, Orgest Gava, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për sjellje josportive duke përdorur xheste fyese gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të nenit 13/2/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i Albamer, Sunday League, Shyqyri Myrtollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Zyrtari i Rei & CO, 5X5, Englant Xhaferri, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i Rei & CO, 5X5, Deni Berisha, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i FC United, 5X5, Ruken Hoxha, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i FC United, 5X5, Ledion Seiti, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtari i FC United, 5X5, Rigel Krasta, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. AF Kamza U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport C U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  12. Dyrrah City U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos respektuar rreguloren e aktivitetit për regjistrimin e lojtarëve, zona Rajonale Tiranë, kunder Tirana Young Stars U-17, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  13. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vora, Arjan Bellaj, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
  14. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Enkelajdo Kamberaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img