Sunday, December 22, 2024

Disiplina, tjetër gjobë ndaj Vllaznisë

Lexo

  • KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  • Zyrtari i KS Kastrioti, Ervin Rrema, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  • KF Beselidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  • Lojtari i KF Beselidhja, Ruben Danaj, për sjellje ofenduese dhe sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të neneve 13/2/b dhe 14/1/h të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Beselidhja, David Marku, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  • Zyrtari i KF Oriku, Bledar Bozhani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Turbina, Kevin Fetishaj, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • KF Devolli, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  • Zyrtari i KF Devolli, Erind Maneshi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Erzeni U-21, Alesio Koci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Zyrtari i FK Partizani U-19, Renaldo Kalari, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • KF Egnatia U-14, për braktisjen e ndeshjeve të vlefshme Kategorisë së Parë U-14, në bazë të nenit 16 të KDE dhe nenit 27/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara për sezonin aktual dhe zbritet një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 (gjashtë) pikë në sezonin pasardhës.
  • Akademia e Futbollit U-14, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kategoria e Parë U-14, kundër KF Vora U-14, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  • Zyrtari i Akademia e Futbollit U-14, Spartak Hackovija, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img