Komisioni i Disiplinës nuk kursehet, gjoba për klubet e Superiores. Për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, klubi i Vllaznisë dënohet me gjobë në masën 50 mijë lekë, gjoba e dytë në harkun e një jave kur u ndëshkua në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Me të njëjtën gjobë është ndëshkuar dhe Tirana, ndërsa Elbasani është gjobitur me 100 mijë lekë. Pranohet kërkesa e Skënderbeu për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit për sulmuesin Bismark.
Vendimet e plota:
- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- Lojtari i FK Erzeni, Elvis Gjoni, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Egnatia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-21, kundër FC Dinamo City U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Zyrtari i FK Partizani U-19, Florian Ristani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FK Partizani U-19, Skander Tahri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Skënderbeu U-15, për mos përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe si pasojë duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-15, kundër FC Lushnja U-15, në bazë të neneve 8/1 dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Zyrtari i KF Skënderbeu U-15, Ligor Tiko, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Arbër Shytani, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Teuta Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kupës së Shqipërisë Femra, kunder KF Tirana Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- KF Turbina U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-19, kunder FK Erzeni U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Zyrtari i FC Besa U-19, Ardit Guranjaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC Besa U-19, Kledi Gjergji, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Arsid Gradeci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- FK Shënkolli U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-17, kundër FK Pogradeci U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Lojtari i AF Elbasani U-14, Santi Piku, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i AF Elbasani U-14, Drin Bashaliu, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Dinamo City U-14, Sebastijan Agaci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FK Apolonia U-14, Rejdi Çapuni, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Kamza Sport U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Fushë Kruja U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Lojtari i CCBS, Ermal Bala, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC Dymbëdhjeta, Albi Alliu, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Laçi U-14, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-14 kundër KF Skënderbeu U-14, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Zyrtari i KF Laçi U-14, Altin Biba,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
- FK Apolonia U-19, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-19 kundër KF Laçi U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Zyrtari i FK Apolonia U-19, Sedat Pajaziti,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
- Pranimin e kërkesës së KF Skënderbeu për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Sie Bismark Charles Këarena në bazë të nenit 75 të KDE.
- Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FK Partizani U-17, Aldo Duro, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Pranimin e kërkesës së lojtares të KFF Gramshi, Klesta Ago, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Rrëzimin e pjesës tjetër të kërkesës së KFF Gramshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Shkodra, Semir Gokaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Gaia Triumph, Klaidi Shala, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.