Monday, November 25, 2024

Disiplina-Trazirat në derbi, ndëshkohen Tirana dhe Partizani. E pëson edhe talenti shkodran i U-17, Gerald Kubazi

Lexo

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së është ndalur gjatë për ngjarjet e javës së kaluar, ku pas verifikimit të ngjarjeve të ndodhur në fusha të ndryshme të futbollit, që nga Superioria deri tek kampionati i moshave.

M së shumtmi, fokusi ka qënë në derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani duke dënuar incidentet me tifozët e të dyja palëve. Por, ndëshkime kanë marrë edhe përfaqësues të stafit të Kukësit në Superiore, por edhe në futbollin e moshave, mes të cilëve është ndëshkuar edhe talenti shkodran i Akademisë Vllaznia, Gerald Kubazi.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 28.12.2022

  • KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  • FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  • Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  • Lojtari i KF Oriku, Roland Shkreli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Zyrtari i Akademia e Futbollit Kamza U-15, Kevin Gega, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet i organizuar nga FSHF.
  • Zyrtari i KF Tirana U-19, Grend Halili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Zyrtari i KF Tirana U-19, Julian Ahmataj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Vllaznia U-17, Gerald Kubazi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Skënderbeu U-17, Florian Shuri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Laberia FC, Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img