Sunday, November 24, 2024

Ditëlindja e K/Trajnerit të KF Shkodra, Taip Piraniqi, urim domethënës nga Italia

Lexo

Ka një jetë të tërë me sportin, ish futbollist i Vllaznisë, më pas mësues i edukimit fizik, trajner, drejtues i KF Vllaznia dhë me së shumti, karriera e tij e pasur sportive përmblidhet në KF Shkodra. Bëhet fjalë për Taip Piraniqin, i cili me rastin e përvjetorit 67-të të ditëlindjes, në adresë të tij mbërrijnë urime të shumta, nga sportistë e kolegë të tij në vite, brenda dhe jashtë vendit.

Një ndër to, që duket se spikaste më tepër në lumin e gjatë të urimeve, ishte ai i ardhur nga Italia, përmes një pjesëtari të stafit të KF Shodra që jeton matanë Adriatikut, por që punon dhe kontribon në harmoni të plotë me stafin që punon në Shkodër.

“Questo club non ha bisogno di presentazioni, la sua storia è nota a tutti, come sono noti i successi e le carriere di giocatori come Hysaj, Guri, Vajushi, Preka, Ivziku che da qui sono partiti per approdare poi in prestigiosi club. Questo è un grande club grazie all’impegno di tanta gente che ogni giorno ci mette impegno e passione e questa è la verità. Il nostro programma prevede partnership con club internazionali e anche questo è noto, ma in queste collaborazioni non cerchiamo solo il “numero”, da queste collaborazioni vogliamo apprendere e migliorare sempre di piú. Il successo della nostra accademia è sotto gli occhi di tutti, questo grazie alla professionalità di tutto lo staff. Ho conosciuto molti “presidenti” di club, ma come Taip Piraniqi ce ne sono pochi non solo in Albania, ma anche nel mondo.

Siamo una grande famiglia e insieme raggiungeremo obiettivi e i successi preposti. MR.

….përkthimi…

“Ky klub nuk ka nevoje per prezantim, historia e tij eshte e njohur per te gjithe, pasi njihen sukseset dhe karriera e lojtareve si Hysaj, Guri, Vajushi, Preka, Ivziku te cilet u larguan nga ketu per te zbritur ne klube prestigjioze. Ky është një klub i madh falë përpjekjeve të kaq shumë njerëzve që bëjnë përpjekje dhe pasion në të çdo ditë dhe kjo është e vërteta. Programi ynë përfshin partneritete me klube ndërkombëtare dhe kjo dihet mirë, por në këto bashkëpunime nuk po kërkojmë vetëm “numrin”, nga këto bashkëpunime duam të mësojmë dhe përmirësojmë gjithnjë e më shumë. Suksesi i akademise tone eshte nen syte e te gjitheve, kjo fale profesionalizmit te gjithe stafit. Takova shumë “presidentë” klubesh, por si Taip Piraniqi nuk ka vetëm në Shqipëri por edhe në botë.

Ne jemi një familje e madhe dhe së bashku do të arrijmë qëllimet dhe sukseset që i kemi vendosur. MR”

Një tjetër urim që ia vlen të nënvizohet është edhe ai që publikohet nga djali i tij, Rudi Piraniqi, i cili rrugën e sportit e nisi si futbollist me ekipet e moshave të KF Shkodra që drejtohej nga i ati i tij, dhe që në vazhdim preferoi të ecte në gjurmët e Taip Piraniqit duke u bërë shumë shpejt një trajner i aftë. Sot, i kualifikuar më liçensen më të lartë të trajnerit UEFA Pro, më e madhja që disponon një trajner futbolli, Rudi është krahu i djathtë i babait të tij,  K/trajnerit, Taip Piraniqi. Krahas përkushtimit të tij në përgatitjen dhe drejtimin e ekipeve zinxhir të KF Shkodra, Rudi, mban edhe postin e trajnerit të kombëtares së moshave Rajonale.

“Klubi i futbollit “Shkodra”, është themeluar nga Taip Piraniqi, ish-futbollist dhe drejtues i Vllaznisë. Nevoja për të patur një mundësi alternative, brenda për brenda qytetit, zgjoi tek specialisti i njohur, idenë për të krijuar një klub të ri. Sot klubi i futbollit “Shkodra”, ka një sistem të ekipeve zinxhir nga mosha 7 vjeç deri në moshën 19 vjeç. Ai ka në dispozicion gjashtë trajnerë, ndërkohë që i gjithë proçesi ndiqet dhe monitorohet nga Taip Piraniqi. Gjatë aktivitetit të tij 20 vjeçar, klubi ka arritur që të prodhojë futbollistë të nivelit të lartë. Dy më të njohurit janë Elseid Hysaj dhe Armando Vajushi. Lojtarë të tjerë të njohur, që kanë dalë nga rradhët e këtij klubi janë: Arsid Kruja, Antonio Marku, Sindrit Guri, Rubin Xhepaj, Ervin Rexha, Marcelino Preka, Klevis Dragaj, Elis Kabuni “.

Në stafin aktual të KF Shkodra me drejtues Taip Piraniqi, bëjnë pjesë një grup trajnerësh dhe organizatorësh të kualifikuar në fushën e futbollit, që janë: Rudi Piraniqi, Bujar Celufaj, Arbion Kopliku, Denis Cela, Selman Legata, Marco Rapo, Robert Narkaj, Erjon Mani, Semir Gogaj, Adket Beqiri, Luigj Ograja.

Redaksia e Veriu Sport, i uron Ditëlindjen, drejtuesit dhe K/trajnerit të KF Shkodra, Taip Piraniqi. Edhe 100 profesor, shëndet të plotë dhe suksese në misionin tuaj të punës me futbollin e moshave, për të vijuar në traditën e përgatitjes së elementit cilësor që furnizon ekipet shkodrane dhe më gjerë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img