Sunday, October 6, 2024

Dodaj: “Fati nuk ishte me ne. Me Delajn asnjë keqkuptim me njëri-tjetrin. Po luajmë të dy, kjo është e mira”

Lexo

Kevin Dodaj ishte protagonisti i pafat në ndeshjen e Vllaznisë ndaj Elbasanit, teksa në fillimin e secilës pjesë loje, ai goditi shtyllën dhe traversën e portës kundërshtare. Megjithatë, futbollisti e sheh me optimizëm aktivizimin e tij dhe tha se nuk kishte kundërshti as për stafetën e zakonshme me Delajn në radhët e kuqebluve.

“Ndjej pak keqardhje se goditëm disa herë shtyllën. Fati nuk ishte me ne, loja ishte në favor tonin por s’kemi çfarë të bëjmë.

Delaj të largohet në janar? Jemi shokë ekipi, nuk kemi asnjë keqkuptim me njëri-tjetrin. Ne po luajmë të dy, kjo është e mira.

Aktivizimi me U21 të Vllaznisë? Besoj se ishte që të marr minuta se u futa me Dinamon vetëm 15 minuta, që të rrija aktiv. Shkova që të luaja dhe besoj se është normale”, tha Dodaj për RTSH pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img