Vllaznia triumfon 1-3 ndaj Teutës, në ndeshjen e Superiores, të luajtur në “ Niko Dovana”. Një nga protagonistët e golave ishte 19-vjeçari Kevin Dodaj, i cili shënoi një super gol në pjesën e dytë. Pas ndeshjes ka folur pikërisht Dodaj si “Lojtari i Ndeshjes”.
“Po arrij nga ndeshja në ndeshje të marr eksperiencën që nevojitet. Po stërvitem çdo ditë dhe ia dola të shënoj dhe të marrim 3 pikët.
Merkato? Zërat janë te klubi, nuk kam ndërhyrë, unë ndihem shumë mirë te Vllaznia.
Janë ëndrra që janë bërë realitet, po i përjetoj shumë mirë dhe ndihem shumë i lumtur. Shpresoj të vazhdoj më shumë se kaq”, u shpreh ai për RTSH.