Korabi U21-Vllaznia U21, 2-3(Shënues: Bradli Buci 18’, Hernan Reçi 90’/ Aris Ara 33’, 53’, Klajti Halili 49’)
Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë Abissnet Superiore të 21 vjeçarëve ka luajtur ndeshjet e javës së gjashtë. Një javë që rezultoi e suksesshme për Vllazninë, e cila regjistroi një fitore të rëndësishme duke m undur në transfertë ekipin e Korabit të Peshkopisë me rezultatin 2 me 3.
Dibranët kanë qënë të parët që kanë kaluar në avantazh me golin e shënuar nga Bradli Buci në minutën e 18-të. Por, pjesa e parë do të mbyllej në barazim me shifrat 1 me 1, falë atij goli mjeshtror të shënuar nga Aris Ara në minutën e 33-të.
Pjesa e dytë është më e bukur sesa e para, kjo edhe për faktin se në këtë 45 minutësh janë shënuar edhe tre gola të tjerë, ku dy prej tyre firmosen nga Vllaznia dhe një nga Korabi, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej me rezultatin 2 me 3 në favor të Vllaznisë.
Në fakt, ka qënë Vllaznia U21, e cila ka shënuar dy herë radhazi, fillimisht katër minuta nga pjesa e dytë m e autor Klajti Halilin, i cili shndërron në gol një penallti të akorduar në favor të Vllaznisë nga arbitri Kushta, dhe më pas, në të 53-tën, është Aris Ara që shënon të tretin për Vllazninë dhe të dytin personal.
Goli i Hernan Reçit në të 90-tën minutë për ngjyrat dibrane, vlen vetëm për statistikë, sepse e gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e kuqebluve me rezultatin 2 me 3 në favor të Vllaznisë.
Ndeshjet e tjera të javës së gjashtë të Abissnet Superiore U21, dhanë këto rezultate: Vora-Dinamo, 0-3, Apolonia-Besa, 6-2, Bylis-Tirana 7-1, Elbasani-Erzeni 3-3.
Tabelën e klasifikimit e kryeson Apolonia me 16 pikë, e ndjekur nga Bylis dhe Vora me nga 12 pikë. Vllaznia është e katërta me 9 pikë, për të vijuar Erzenin, Teutën dhe Besen me nga 7 pikë, Korabi dhe Egnatia nga 6 pikë, Dinamo dhe Tirana me nga 5 pikë dhe në fund të renditjes është Elbasani me 3 pikë.