Sunday, November 24, 2024

Dorëheqja e Martinit, KF Teuta falenderon trajnerin, një shkodran tjetër, Armando Cungu, kandidat për stolin durrsak

Lexo

 Dorëheqja e trajnerit Edi Martini nga drejtimi i Teutës e ardhur pas humbjes së pësuar me Partizanin është konfirmuar edhe nga ana Klubit të Futbollit Teuta. Në postimin zyrtar që ka përcjellë për publikun, pasi konfirmon shkëputjen e marrëveshjes me trajnerin Martini, klubi durrsak, nuk nguron të falenderojë shkodranin për punën e mirë dhe arritjet që ai pati në krye të Teutës.

NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –

“Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Eduard Martini. 👉🏻 Karriera e Eduard Martinit si trajner tek Teuta filloi në 15 dhjetor te vitin 2019, kur ai zëvendësoi Bledi Shkembin me një kontratë dy vjecare, kur ai ishte 44-vjeçar. Në vitin e tij të parë, shkodrani udhëhoqi Teuten për të fituar trofetë e Kupës së Shqipëris dhe Super Kupës, dhe gjithashtu kaloj një tur në Uefa Europa League duke mundur Beitar Jerusalem.

Në sezonin që u mbyll në Durrës, Martini udhëhoqi ekipin e tij për të siguruar titullin e 2-të kampion në sezonin 2020/2021. Martini e nisi sezoni e ri duke kalur një turë Uefa Conference League por fitoj dhe Super Kupën e Shqipëris ndaj Vllaznis, por me ecurin jo të mirë gjatë 10-të javëve të para Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Martini kan shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Eduard Martini për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen! ©KF Teuta”

Ndërkohë, në opinionin sportiv, por edhe atë mediatik, po lakohet një shkodran tjetër për të marrë drejtimikn e Teutës së Durrësit. Bëhet fjalë për Armando Cungun, ish trajnerin e njohur të disa skuadrave të kampionatit shqiptar, aktualisht në krye të kombëtares, U-19.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img