Humbja e pësuar mbrëmjen e sotme në minutat shtesë me Partizanin e ka ngarkuar emocionalisht trajnerin Edi Martini për të kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i Teutës. Një gjë të tillë e ka bërë përmes një statusi të publikuar në rrjetin social, FB. Në mesazhin e tij të gjatë, shkodrani Edi Martini, kërkon të falenderojë kampin durrsak për bashkëpunimin e mirëfilltë që pati gjatë kësaj periudhe. Dhe, këtë e nisë nga presidenti, Edmond Hasanbelliu, për të vijuar me kolegët e tij të stafit teknik, skuadrën në përgjithësi, si dhe tifozët durrsakë.
“Sot mbas humbjes me Partizanin, duke marrë të gjithë pergjithesite mbi vete dhe duke pare ecurine jo te mire ne keto jave i kam kerkuar presidentit Hasanbelliu dorheqejn time. Duke e falenderu pa fund presidentin Hasanbelliu per mundesine dhe besimin qe me dha, jam dhe do i jem mirnjohes per gjithe jeten time. Falenderoj pa fund te gjithe lojtaret me te cilet kam punuar keto 2 vjet per kenaqesine qe me kan dhene per trofete qe kemi fituar se bashku keto 2 vite, i them qe jeni nje pjese e rendesishme e jetes time sportive . Falenderoj shefin e klubit Enid Furxhi, Drejtorin teknik Renato Arapi, koleget e mi Bledar Rizvani, Bledar Hodo dhe padyshim ate qe rri gjithmone mas kuintave por qe eshte nje nder kryesoret ne sukseset tona Eduard Salillari, duke falenderu pa mase edhe tifozat Durrsake qe me kane mbeshtetur gjate gjithe kesaj periudhe. Ju uroj te gjithe te mirat e ksaj bote. Jam i sigurt qe kjo nuk eshte nje lamtumire por nje mirupafshim dhe nuk mund ta mbyll kete shkrim pa i thene lojtareve te mi qe ashtu si ja dolem vjet mund t’ja dilni edhe sivjet se ju jeni kampiona mos e harroni kete. Me shume respekt EDI MARTINI”, shkruan në statusin e tij, postuar në profiling e tij, FB, Edi Martini.