Prononcimi i Zv.trajnerit të Dinamos, Glen Daja, pas fitores me Vllazninë, 3-1
Prej disa sezonesh është në vazhdim të karrieres së babait të tij, trajnerit të mirënjohur Ilir Daja, madje edhe gjatë kohës që i ati trajnonte tek Ballkani në Kosovë. Penalizimi i skualifikimit me karton të kuq i trajnerit të parë të Dinamos, Ilir Daja, i dha mundësinë të birit, Glenit, të drejtonte Dinamon në sfidën e sotme ndaj Vllaznisë, të cilën Dinamo City e fitoi 3-1. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, Zv.trajneri Glen Daja, tha:
“I uroj ekipeve të Superiores kampionat sa më të mbarë dhe lojë sa më fair-play. Kur luajmë mirë, luajnë të gjithë, për mua kanë meritë të gjithë lojtarë. Ishim vetëm 2 ditë nga Jagellonia, ishim të lodhur, kishim mungesa. Sot janë treguar fantastikë.
Vllaznia është nga ekipet më të forta të kampionatit. Fitorja me ta vlen 6 pikë. Menaxhuam mirë presionin që krijoi Vllaznia. Bregu, Guindo dhe Nani, kanë bërë jashtëzakonisht shumë mirë.
Vllaznia vjen në presing ultra ofensiv me 6 lojtarë. I kishim kërkuar Karambës dhe Vilës, mbështetje sa më të shpejtë. E bënë në mënyrë më të mirë të mundshme. Morëm atë që deshëm.
Nuk ishte e vështirë përgatitja nga ana psikologjike. Kemi bërë ndeshje të përkryer në Europë dhe kampionat, e kishim të thjesht përshtatjen. Rritmi i Europës të ndihmon shumë.
Ishte një strategji, ndërtonim nga poshtë dhe tentonim thellësinë. Ashtu e kishim punuar. Ishte strategji që ta tërhiqnim Vllazninë siper.
Presor Iliri ka komunikuar me pjesën tjetër të stafit, na ka ndihmuar pa fund. Ai është i pari në fund të fundit, ai vendos për gjithccka.
Jemi në rrugën e duhur për sa i përket merkatos, do t’ia le faqes së klubit për të prezantuar mbrojtësin e qendrës”, u shpreh Glen Daja.